Don’t f*ck them”, Kumbaro replikon me gazetaren: Lexo më shumë libra se…

E Enjte, 15 November 2018 10:31

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka replikuar me moderatoren e “Top Channel”, Ori Nebija për statusin e saj në Twitter, ku përdori një shprehje të regjisorit dhe aktorit amerikan, John Wates, për të nxitur të rinjtë drejtë leximit të librave.

E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake up” Kumbaro ka thënë se: “Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”.
Por moderatorja e ka quajtur si një veprim të guximshëm të ministres për të huazuar një shprehje, e cila i sugjeronte çifteve të mos kryenin marrëdhënie seksuale me dikë që nuk ka libra në shtëpi.

“Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm. Lexova një artikull të Waters, i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit. Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas”, tha Kumbaro.

“’Don’t f*ck them’, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur”, tha Nebiaj.

Por në përgjigje, Kumbaro e ka quajtur si cektësi interpretimin qendrimin e gazetares, duke i sugjeruar kësaj të fundit të lexojë më shumë libra sepse do i bëjne mirë.

“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha Kumbaro.

 

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...