Sopranoja Alisa Katroshi ne Budapest për të performuar më 16-17 nëntor

E Enjte, 15 November 2018 11:41

Sopranoja Alisa Katroshi ndodhet ne Budapest për performuar ne Sallonin Anna Jokai ne date 16 dhe me date 17 nëntor ne BUDAVARI ONKORMANYZAT ne Shqip Keshtiella e Buda ne ndertesen e Bashkise. Njoftimi jepet nga Ambasada jonë në Hungari e cila në rrjetin social FB shkruan:  -“ Sot patëm kenaqesine ta presim ne Ambasade e te bisedojmë mbi karrierën e saj artistike dhe planet e se ardhmes, ku, fale dëshirës dhe vullnetit te saj, përfshihet edhe bashkëpunimi me Ambasadën ne Budapest. Alisa Katroshi është një soprano lirike shqiptare. Ajo i filloi studimet e Kantos ne moshën 14-vjecare ne Liceun Artistic “Jordan Misja” e me pas ne Akademinë e Arteve te Bukura te Tiranes, për te vazhduar me tej ne Konservatorin e E.F dall’Abaco te Verones, ku i mbaroi me rezultatet me te larta. Ajo ka studiuar kanto me këngëtare te famshëm si Mirela Freni, Fiorenza Cedolins, Alida Ferrarini, Daniela Dessi, Marcello Lippi dhe Sylvia Sass.

Ne konkursin e pare lirik kombëtar “Jorgjia Truja” ne Tirane, Alisa fitoi çmimin e dyte. Ajo ka fituar disa çmime ne konkurse ndërkombëtare lirike si “Antonio Salieri”, “ Villa In Canto “ ne Verona, “Anita Cerquetti” Macerata, “Martinelli Pertile” Padova, “Davide Vignolo” Savona, “O.M.E.G.A” Firenze.
Ajo filloje te këndojë ne opera me rolin e Mimise ne La Boheme te Giacomo Puccini ne Verona Itali. Ka kenduar role te tjera si Tosca e G.Puccini, Leonora nga opera La forza del destino, Aida, Amelia nga opera Nje ballo me maska, Leonora nga opera Trovatore te Giuseppe Verdi dhe Cio Cio San nga opera Madam Buttefly e G.Puccini”.  Vet sopranoja thote se ; -“Falënderoj shume Ambasadorin Shqiptar ne Hungari zotin Arian Spasse për punën e tij te shkëlqyer, për mikpritjen qe me beri sot ne Ambasade, për dashamirësinë e tij dhe për dëshirën për te qene prezent ne koncertet e mija ne Hungari e për evente te reja ne bashkëpunim”. Mina HYSA

alisa.jpg

sopranoja.jpg

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...