Pak përfitime nga renta, banorët kërkojnë investime, duhet të rritet në 25%

E Enjte, 15 November 2018 14:52

70% e banorëve të Hasit, Roskovecit, Patosit, Bulqizës dhe Urës Vajgurore nuk e dinë që biznesi paguan taksë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, ndërkohë që 83% e tyre nuk e dinë që shteti duhet të japë një përqindje të kësaj takse për zhvillimin e komuniteteve”. Në këtë përfundim arrin një sondazh i realizuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, ndërkohë që sipas anketimit, edhe punonjësit qe njësive të qeverisjes vendore, nuk kanë dijeni se çfarë projektesh në dobi të komunitetit janë financuar nga alokimet e rentës minerare”.

Renta minerare është një taksë e cila mblidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore dhe një pëqindje e kësaj takse kthehet përsëri në njësitë e qeverisjes vendore ku shfrytëzohen ato burime natyrore. Do të thotë që shteti ju kthen disa para këtyre qyteteve, pasuria e të cilëve është shfrytëzuar sepse ne e dimë që ka shumë faktorë negativë nga shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore, prandaj kjo para’ duhet të vijnë dhe të shfrytëzohem për të përmirësuar jetën e banorëve që banojnë në ato vende.

Ndërkaq, vetë banorët kërkuan investime, ndërsa renditën edhe fushat, ku sipas tyre duhet të ndërhyhet me përparësi.

U renditën 9 çështje kryesore për t’i renditur sipas prioritetit, për shembull transporti, infrastruktura arsimore, infrastruktura mjekësore, ndotja e tokës, etj. Njerëzit vetë i perceptonin se ku duhet të investohej më parë për benefitin e tyre.

Sipas Hajnajt, bazuar në këto rezultate do të kërkohet rritja e nivelit të rentës që duhet të përfitojnë bashkitë ku shfrytëzohen burimet natyrore.

Këto rezultate janë tejet të rëndësishme sepse sipas raporteve të EITI kemi konstatuar se nuk kthehet 5% i rentës, i detyruar me ligj çka do të thotë se bashkitë kanë më pak para për të investuar për komunitetin. Ne duke monitoruar po shohim se cili është niveli i rentës dhe sa ndikon kjo në investime dhe duke qenë se renta më parë ka qenë 25%, tani është 5% ne po lobojmë që të rritet dhe të paktën të shkojë në 25%.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2017 këto 5 bashki kanë përfituar në total 114.7 mln lekë nga transferta e rentës minerare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...