Makinat e policisë përplasin kalimtaren, dalin pamjet e aksidentit

E Enjte, 15 November 2018 15:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e drekës në Paskuqan, ku një përplasje mes dy makinave të policisë me njëra- tjetrën ka lënë të plagosur rëndë një kalimtare.
Të paktën ky është pretendimi i një dëshmitari okular të ngjarjes së rëndë, i cili ka dërguar dhe një video të aksidentit në JOQ. Gruaja qëndron e shtritë në dukje pa ndjenja ndërkohë që përballë njëra tjetrës ndodhen dhe dy makina policie.

Sipas denoncuesit ambulanca ka vonuar plot 40 minuta për të ardhur në vendngjarje ndërsa vetë policët e pretenduar si të përfshirënë aksident, kanë kërkuar ta marrin me makinë private për ta çuar gruan në spital.

Denoncimi i qytetarit:ka ndodhur një aksident në Paskuqan dhe ambulanca s’ka ardhur akoma, po vonohet më shumë se 40 minuta. Makina është e policisë, policët pa pikë edukate donin ta merrnin me makinë private. Çfarë shteti është ky? Gruan që është në tokë e ka goditur makina e policisë. Shikoni videon shihet se makinat kanë bërë aksident me njëra-tjetrën. Kështu ajo gruaja ishte kalimtare dhe ata e kanë goditur atë.

Video e postuar nga JOQ

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...