Policët në lirim: Edhe gradat e Policisë së Shtetit me Koncesion?

E Enjte, 15 November 2018 18:33

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim ka reaguar në lidhje me urdhrin antiligjor të Drejtorit të Policisë së Shtetit për anulimin e testimit me shkrim të oficerëve pas shpalljes së rezultateve të testimit dhe daljes së listës së fituesve

Sipas policëve në lirim standardet dhe rregullat strikte të konkurrimit për gradë janë të vendosura në rregulloren e procedurave, dhe nuk mund të ndryshohen rrugës me urdhrat politik të Ardi Veliut.

Deklarata e plotw

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim - 2013 shpreh shqetësimin maksimal mbi Urdhrin antiligjor të Drejtorit të Policisë së Shtetit për anulimin e testimit me shkrim të oficerëve pas shpalljes së rezultateve të testimit dhe daljes së listës së fituesve. Një akt i tillë bie në kundërshtim me Ligjin për Policinë e Shtetit, Rregulloren e brendshme të Policisë së Shtetit, procedurat standarde të punës së Policisë së Shtetit dhe procedurën standarde të konkurrimit për grada. Anulimi i këtij procesi bie ndesh edhe me ligjin për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Në asnjë nen të ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë dhe proceset mësimore dhe ato të testimeve periodike vjetore apo testimeve për ecurinë në karrierë, nuk parashikohet anullimi i një procesi të përfunduar dhe të shpallur publikisht nga drejtuesi i institucionit.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese dhe ligjor ndaj të drejtave të personave pjesëmarrës në atë konkurrim. Një proces i tillë sado i kontestuar qoftë, institucioni kompetent për të gjykuar anulimin ose jo pasi është përfunduar dhe publikuar procesi, është vetëm gjykata.

Nëse drejtoria e standardeve profesionale ka vërtetuar shkelje, të rekomandojë masa administrative e ndëshkimore për institucionin përgjegjës drejtorinë e burimeve njerëzore dhe drejtuesit e testimit. Një e drejtë e fituar nuk mund të mohohet dhe t'i privohet asnjë fituesi të shpallur publikisht dhe jo më mbi 150 fituesve të këtij konkurimi në fazën e parë të tij.

Është e qartë se pas këtij urdhëri antiligjor, fshihen interesa klienteliste të drejtuesve të policisë së shtetit por edhe interesa politike të cilët kërkojnë të mbrojnë interesat e atij grupi pjesmarrësish në testim të cilët humbën e që përfaqësojnë të paaftët apo militantët politik të cilët kërkojnë që këtë proces t'ua dhurojë zoti Veliu.

Standardet dhe rregullat strikte të konkurimit për gradë janë të vendosura në rregulloren e procedurave, dhe nuk mund të ndryshohen rrugës me urdhërat politik të Ardi Veliut.

Ky është një akt i pashembullt, i turpshëm dhe në kufinjt më meskin të korrupsionit. Organizata e policisë është denigruar dhe masakruar nga çdo standart dhe normë ligjore e funksionale nga një grusht drejtuesish militant rilindas vetëm në shërbim të interesave të Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...