Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Partizani", në Elbasan.
Policia thotë se në ambiente e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.