I vunë granatë sot, 32-vjeçari vrau moshatarin e tij në vitin 2000

Premte, 16 November 2018 09:49

Të tjera detaje janë zbuluar për pronarin e lokalit në Elbasan, Albert Alterziu, i cili u plagos rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari që u sulmua me granatë, në dhomën ku flinin ngjitur me lokalin, në pronësi të tij sipas burimeve zyrtare është person me precedentë penalë.

Nga se bëhet me dije në vitin 2000 i dënuar më herët për një vrasje që ka kryer kur ka qenë në moshë minorene. Ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij 15 vjeçar Elton Shuli, dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg.

Për shkak të moshës së tij të mitur ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010 është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale dhe në 2011 në drejtim të lokalit tę tij është qëlluar me armë zjarri.

Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes. Fatmirësisht nipi i tij që ndodhej në të njëjtën dhomë ku u hodh granata që shpërtheu nuk ka pësuar dëmtime serioze. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen Partizani në Elbasan policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e 32 vjeçarit si dhe disa persona të tjerë që mund të hedhin dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...