Arrestohet mjeku "magjistar", ja sa burg rrezikon Burdushi

Premte, 16 November 2018 16:49

Para dy ditësh, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut popullor, Hysni Peqanit, i njohur si Burdushi për mashtrim. Por, Burdushi sot u arrestua nga policia e Kosovës. Me sa vjet burg mund të dënohet Burdushi sipas veprës që tashmë është ngritur aktakuzë?.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte të bënte me një mashtrim për 2,000 euro që akuzohet se i ka marrë një klienti për ta shëruar nga depresioni.

Ai kishte thënë se ka material që nëse publikohet "bëhet tërmet". Burdushi duke folur për personin që i ka ardhur si pacient që vuante nga depresioni, ka treguar se si në shtëpi i ka shkuar edhe një ministër për ta shëruar gruan e tij.

Pas këtyre deklaratave, sot në mëngjes Policia dhe Prokuroria kanë marrë rrugën drejt shtëpisë së Burdushit, ku kanë kryer bastisje. Media ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula. Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për media edhe prokurori Petrit Kryeziu.

Por, aktakuza e prokurorisë e ngritur për mashtrim ndaj Burdushit, ka mashtruar një person që vuante nga depresioni, se do ta shërojë nëse kjo i kompensohet në shumën prej 2 mijë eurove.

Anëtarët e personit që vuante nga depresioni sipas prokurorisë kanë paguar këtë shumë të parave por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra për “mashtrim” neni 335, parasheh burgim deri në 3 vjet për Burdushin.

Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, mund të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet, nëse vërtetohet se ka kryer veprën penale – mashtrim, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...