Elbasan, policia me dorë të hekurt, Forcat Speciale godasin Çapjat

Saturday, 17 November 2018 14:56

Mesohet se forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë sot me kontrolle në qytetin e Elbasanit dhe kanë rrethuar disa banesa në lagjen "Emin Matraxhiu" ku banojnëshumë familje të fisit Çapja. Tre persona nga fisi Çapja janë arrestuar, nga fisi që deri më sot numëron së paku 9 viktima nga përplasjet midis bandave. Shumë persona janë shoqëruar në Policia. Nga kontrolli janë kapur shumë armë dhe municione. Operacioni drejtohet nga Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato dhe është në vijim. Sipas burimeve, operacioni synon goditjen e disa bandave kriminale. Të tjera arrestime priten.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në një banesë policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe një pistoletë. Dje Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit. Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 15:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...