"Do e mbrojmë shtëpinë me gjak, me kanun, me armë, fundi i kësaj qeverie do vijë nga ne"

Saturday, 17 November 2018 17:41

Banorët e Unazës së re kanë dalë sërish mbrëmjen e stome në protestë ku i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, që t’i dëmshpërblejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t’i mbrojnë me armë.

‘Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratike. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot. Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat’, tha një prej banorëve.

Ndërkohë një tjetër banore ka thënë se nëse shteti do t’i marrë shtëpinë dhe nuk do ta dëmshpërblejë atëherë ajo do të zbatojë kanunin..

‘Unë shtëpinë time do ta mbroj sipas zonës nga vij, do ta mbroj me kanun me armë, deklaroj një tjetër Banore.

‘Nga Unaza e Re do tu vijë fundi o Veliaj dhe Rama’, theksoi një tjetër protestues.

Kujtojmë se sot është dita e 14-të që banorët e Unazës së re dalin dhe protestojnë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...