Çfarë ndodhi sot në Shkodër, burrat me fustanella

Saturday, 17 November 2018 19:49

Të gjithë i kemi bërë një pyetje vetes këto ditë të ftohta dimri, që siç duket ka nisur zyrtarisht në vendin tonë pas verës së vonuar: a kanë ftohtë këta tifozë skocezë që enden rrugëve, me vetëm fustanellat veshur dhe shpesh bluzat me mëngë të shkurtra? Përgjigjia: nuk kanë se si! E para, për shkak të dashurisë që kanë për konsumimin e alkoolit. E dyta, sepse për ata Shqipëria është një oaz, në krahasim me të ftohtin dhe erës që të pret fytyrën në Skoci.

Entuziazmi që kanë përcjellë edhe te shqiptarët është i pabesueshëm. Ndoshta, do të bënim më mirë që t’i kërkonim UEFA-s apo FIFA-s që shpesh të ndeshemi me të tilla skuadra, që vijnë nga Britania e Madhe. Turizmi është në rritje dhe pikërisht prania e 2000 tifozëve që kanë udhëtuar nga ishulli drejt zbulimit të Shqipërisë. Harta në duar, shpesh konfuzë, por të kudondodhur. Edhe aty ku nuk të shkon mendja. 

Në Tiranë deri të shtunën pasdite, më pas nisja drejt Shkodrës, aty ku nxehja ka nisur mes birrave që shkojnë “lumë” dhe këngëve të shoqëruar me currlen karakteristike.

Skocezët janë kështu, të lirshëm dhe pa komplekse. Aq sa, Shkodra të ngjan me Gllasgou. Kjo pasi prania e tifozëve kuqezi është shumë e ulët në krahasim me herët e tjera. Mund të ketë ndikuar formimi i kombëtares së Kosovës, që tani luan shanset e saj me një përfaqësuese. Ndoshta edhe çmimet e ekzagjeruara të biletave. Fakti është që pushtimi skocez me 2000 tifozë të ardhur nga andej është një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar.

Flamuj skocez të varur në tezga të ndryshme (policia bashkiake këtë herë ka “fjetur” dhe ka mbyllur njërin sy për të mos i lejuar), por sidomos fanella me flamurin karakteristik me kryqin e bardhë dhe ngjyrën blu.

Në Shkodër, Telesport ka mundur edhe të bisedojë me disa tifozë, që ndër të tjera përmendnin fjalën: “Albania is the best!”. Pra, “Shqipëria është maksimumi”. Birra plot, çmime të arsyeshme dhe sidomos një popull i dashur dhe mikëpritës. Sakaq, edhe Tifozat Kuq e Zi janë aty, gati për të mbështetur Shqipërinë, si gjithmonë. Këngë, valle dhe thirrje “Forca Shqipëri”. 

Jo më kot, shumë kohë më parë, Lord Bajroni, në librat e tij, do të shkruante se pikërisht shqiptarët ngjanin shumë me skocezët, pasi ruajnë traditën, kostumet dhe kulturën e tyre. Janë popuj që nuk kanë borgjezi, por vetëm humanizëm./ Telesport

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...