Duka merr vendimin e papritur për Panuccin!

Diel, 18 November 2018 14:57

Eliminatore skandaloze, vendi i fundit në grup, rinovimi i ekipit çalon, pak cilësi, atmosferë negative dhe tifozë që kanë humbur entuziazmin! Ata pak që vazhdojnë e ndjekin kombëtaren i treguan derën Panuccit në “Loro Boriçi” me thirrjet “Vaffanculo”. Presidenti Armand Duka nuk ka se çfarë të presë më, e tha dhe para ndeshjes me Skocinë se kjo sfidë do të ishte vendimtare për fatet e trajnerit italian dhe tashmë vendimi është marrë.

Duka do të pushojë Panuccin! Trajneri italian nuk dha dorëheqjen për ta bërë më të thjeshtë, por numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë vendimin e tij. Tekniku italian do të jetë në pankinë dhe për sfidën ndaj Uellsit me shumë mundësi, nëse nuk ndodh ndonjë situatë e papritur dhe më pas do të largohet nga drejtimi i kombëtares sonë, shkruan sportekspres.com.

45-vjeçari kishte Ligën e Kombeve për të treguar se ishte i duhuri për Shqipërinë, por nuk ia doli mbanë. Arritja në Europian ka rritur shumë pritshmëritë e tifozëve dhe Panucci dështoi t’i përmbushte. Si të mos mjaftojnë rezultatet kundra, ekipi shqiptar nuk po prodhon as lojë dhe nuk të dhuron asnjë emocion.

Me ndarjen e rrugëve me Panuccin, Duka duhet të gjejë një tjetër emër për drejtimin e skuadrës. Hijet e Gianni De Biasit po sillen në ajër, ishte i pranishëm dhe dje në stadiumin “Loro Boriçi”. Gojët e liga thonë se italiani priste dështimin e bashkëkombasit të tij dhe tashmë ka nisur sulmin! Ekip nuk ka, mundësi nuk ka, e ku ka mirë se sa të kthehej në “parajsë”? A do të ishte e ndershme? Kush pyet për parime sot! Arroganca dhe ofertat “stratosferike” që i pengoi Shqipëria harrohen…

Modifikuar më Diel, 18 November 2018 15:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...