Nga Bujar Vreto
Pasi u informova nga banoret e fshatrave qe mbulohen nga rrjeti i ujësjellësit te ri se nuk furnizohen me uje te pishem 24 ore por me ndërprerje tre here nga dy ore, vendosa qe me stafin tim te shkoj tek depo e ujësjellësit ne vendin e quajtur rrapi i taksimit. Gjate rrugës u takova me banore te rastësishëm dhe e vërtetova katerciperisht se ujësjellësi nuk funksiononte gjate gjithë kohës por tre here nga dy ore, ne ndonjë dite edhe me pak.
Arrita tek depo e ujësjellësit (tek rrapi taksim) ne krye te detyrës por ne gjendje te mjerueshme ishte roja i depos i cili me mirësjellje me ftoj te pi një kafe turke.
Kushtet e vështira nuk na ndaluan te pime kafen dhe te bisedojmë per situatën dhe konkretisht për mungesën e ujit dhe fuqizimin me orare per fshatrat Dorez, Gizavesh 1 dhe 2, Librazhd katund e qendër si dhe qytetin.
Roja i intimiduar për vendin e punes ishte mjaft i rezervuar por tha se jemi urdheruar qe rubinetat tek shpërndarësit e ujit te hapen me grafik dhe popullata te furnizohet tre here nga dy ore sipas orarit te përcaktuar.
Nga takimet e shumta me banoret u binda se mungesa e ujit ne tubin kryesor vinte si rezultat i pakësimit te prurjeve ne burim dhe ky fakt me indinjoi pa mase sepse ky ujësjellës qe ka kushtuar sa frengu pulën ska dy vjet qe është vene ne përdorim dhe fshatrat sapo kane filluar te marrin ujë nga rrjeti shpërndarës qe dhe për këtë rrjet janë shpenzuar shuma te mëdha.
U ktheva ne Librazhd dhe kontaktova me punonjës te ujësjellësit dhe i pyeta për situatën dhe mësova se ujësjellësi i ri nuk ka prurje për te mbuluar 24 ore kërkesat e qytetareve dhe qyteti ka tre jave qe furnizohet nga ujësjellësi i vjetër Spathar apo nga pompat e vendosura ne Shkumbin.
Për shkak te situatës se rende për ujin e pijshëm dhe mos informimin e popullatës;
Kërkoj si me poshte!
1-Te mblidhet urgjentisht Keshilli Bashkiak qe administron si pronësi ujësjellësin dhe te kërkojë si me poshtë Bashkise apo Drejtorisë se ujësjellësit.
Pse furnizohen me kohe te pjesshme banoret e fshatrat qe mbulohen nga rrjeti shpërndarës i ujësjellësit te ri (Dorez, Gizavesh 1-2, librazhd katund dhe qendër).
Qyteti sa kohe ka qe furnizohet nga ujësjellësi i vjetër Spathar apo pompat e vendosura ne Shkumbin.
A është e vërtetë qe burimi i ujësjellësit te ri është ne rrezik pakësimi ne liter për sekondë apo me e keqja akoma ne rrezik zhdukje.
A duhet qe Bashkia apo Drejtoria e ujësjellësit te informonte Këshillin Bashkiak dhe qytetaret për këtë situate te rende.
A duhet qe konsumatoret e ujit te pijshëm ne qytet te njoftoheshin se ne rubinetat e tyre kishin ujë Spathari apo nga pompat e Shkumbinit.
Ne mbledhjen jashtë radhe te Këshillit te thërriten për raportim personat përgjegjës.
Rilindja është e mbarsur dhe çdo dite atashon pranë nesh një negativitet te ri por situata e ujit te pijshem është dramatike dhe koha nuk pret prandaj anëtaret e këshillit si organi vendimmarrës për pronën qe administron te veproje menjëherë.
REALITETI ESHTE KY...Autori eshte pjese e Keshillit Bashkiak dhe kreu i PD