Policia e Shtetit operacion ndaj fisit të të fortëve në Elbasan, dalin detaje të reja

Diel, 18 November 2018 16:10

Zbulohen detaje të reja nga operacioni i policisë në Elbasan që vuri në pranga Enver Çapjan dhe Naim Gjurin. Në banesën e 38-vjeçarit Gjuri u gjet 1.5 kg lëndë eksploziv bashkë me një mekanizim shpërthyes. Për këtë ekspertët xhenierë po kryejnë verifikime, pasi mina ishte pajisur me aparat celular dhe ka dyshime se mund të përdorej në ndonjë atentat.

Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi, ndërsa uniformat blu vazhdojnë operacionin në rrugët e qytetit ku janë ngritur postblloqe. Të njëjtat burime thanë se banesa e 38-vjeçarit Gjuri shërbente si bazë  për të mbajtur armatimin luftarak.

Ajo prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga agjentë të policisë. Përveç minës me telekomandë, në banesë u gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak si edhe një sasi e konsiderueshme monetare. Përveç dy të arrestuarve u shoqëruan në policie edhe 8 persona të tjerë që më pas janë lënë të lirë.

Burime pranë uniformave blu thanë se operacioni synon të godasë grupe të njohura kriminale në qytet si dhe për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit.

Modifikuar më Diel, 18 November 2018 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...