Polica e Korçës ka njoftuar se për shkak të motit të keq, pala greke ka vendosur që të mos lejojë që kamionët dhe autobusët të kalojnë për në shtetin fqinj.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejohet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të transportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.
Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.