Mbi 27 mijë shqiptarë morën nënshtetësinë italiane brenda 1 viti

Hënë, 19 November 2018 11:04

Gjatë vitit të fundit janë 27 112 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane. Instituti Kombëtar Italian i statistikave sapo ka publikuar të dhënat e fundit mbi praninë e emigrantëve jo komunitarë në territorin italian nga 1 janari 2017 deri më 1 janar 2018.

Sipas këtij Raporti emigrantët me kombësi shqiptare në Itali janë aktualisht 430.340 e renditen të dytit, pas atyre marokenë që janë 443.147.

Duke krahasuar me një vit më parë kur numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 441.838 vihet re një reduktim i vogël që mund të justifikohet me numrin gjithnjë e në rritje të shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Sipas Institutit Italian aktualisht janë 27 112 shtetas të rinj italianë me origjinë shqiptare duke u renditur në vendin e parë ndër emigrantët jo komunitarë në Itali.

Për herë të parë pas më shumë se një dekade numri italianëve të rinj ulet me 26,4 % në krahasim me një vit më parë duke u reduktuar në 135 814 kundrejt 185 mijë që ishte numri i tyre deri në fund të vitit 2016.

Motivi kryesor i marrjes së nënshtetësisë italiane është për të drejtë rezidence me të paktën 10 vjet me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Ndërsa sa i takon lejeve të rregullta të qëndrimit në Itali nga 1 janari 2017 deri më 1 janar 2018 janë lëshuar 262.770 leje të tilla e mbi 16% më shumë se një vit më parë e ka shënuar një rekord historik numri i lejeve të qëndrimit dhënë për azilkërkuesit e për motive humanitare me mbi 100 mijë të tilla.

Qytetarët emigrantë jo komunitarë në Itali aktualisht janë 3.714.934 me një trend pothuajse të njëjtë me një vit më parë e vijnë kryesisht nga Maroku (443.147) , Shqipëria (430.340) , Kina (309.110), Ukraina (235.245)e Filipinet.

Login to post comments