Protesta e banorëve të Unazës së re është tensionuar gjatë mbrëmjes së sotme te cilet kanë pasur edhe një përplasje te forte me policinë në momentin që kanë sulmuar kantierin e firmës private që do të shkatërrojë shtëpitë e tyre. Por në përgjigje të protestave të banorëve, qeveria e Edi Ramës ka dërguar forcat speciale të FNSH-së, për tu përballur tek Unaza e re. FNSH-ja ka marrë në mbrojtje edhe kantierin e firmës private. Ndërsa banorët kanë protestuar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë në duar duke hedhur parrulla të ndryshme.