Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Hënë, 19 November 2018 22:33

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën e neserme (e martë) parashikohet të ketë përmbytje, dhe më të rrezikuara janë Vlora dhe Gjirokastra. Paralajmërimi është thënë nga Instituti I Gjeoshkencës.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë”, njofton nder te tjera IGJEUM.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...