Kryemashtruesi Veliaj, sajon protesta imagjinare për t’i krahasuar me protestat e drejta të banorëve të Astirit

Tuesday, 20 November 2018 15:40

Nga Ina Zhupa

Në shown e radhës kishte përgatitur një fjalim që krahasonte protestat e opozitës tek pazari i ri me ato tek Astiri!!! Vetëm Erioni e di kur janë bërë këto protesta. Le t’i vendos në dispozicion bashkia e Veliajt medias kur janë bërë këto protestat e opozitës kundra pazarit të ri? Mashtrim si çdo gjë tjetër që thotë.

Ja faktet me video. Pazari i Ri nuk është kundërshtuar kurrë nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike edhe për faktin e thjesht që ai projekt ishte nisur nga Bashkia e Bashes dhe paratë për ta ndertuar si modeli i Barcelonës i kishte siguruar po Basha me Fondacioni Amerikano Shqiptar për Zhvillim. Banoreve te Astirit do ju prishet shtëpia dhe do nxirren ne rruge pa dëmshpërblimin qe ju takon me VKM ne 100% të vlerës me çmim tregu. Kjo është poshtërsia më e madhe që Veliaj kërkon të bëj, të duket sikur është një proteste, nga ato imagjinaret ne kokën e tij, kundra zhvillimit te qytetit. Qyteti nuk mund të zhvillohet duke shkelur mbi te drejtat e qytetareve te tij. As duke sajuar protesta imagjinare qe pastaj i paska zgjidhur Erioni Betoni. Ne jemi ne krah te banoreve te Astirit dhe do qëndrojmë deri ne fund. Pseudoprotestat i kane ngelur ne mend qe nga koha e pseudo shoqërisë civile Mjaft .

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 16:25

Video

Login to post comments