Rama si Enveri, urdhëron sa fëmijë të lindin në 2019!

Tuesday, 20 November 2018 19:14

Kur vendi gjendet më në udhëkryq se asnjëherë, Rilindja dhe kreu i kësaj organizate Edi Rama me pompozitet propagandojnë atë që deri më sot nuk e kanë bërë prej vitit 2013, rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe ndihmën ndaj shtesave në nevojë. Paturpësisht edhe sonte teksa po prezantonte buxhetin për shëndetësinë Rama gënjente hapur, pasi ky buxhet ishte sërish i varfër si për sistemin shëndetësor ashtu edhe shtresat në nevojë. Në prezantimin e Ramës sonte asgjë nuk ra në sy veç një budallallëku të cilit vazhdon t’i peshojë me kohë kreu i organizatës së Rilindjes, siç është Bonusi i Bebes. Në prezantim, si në planet 5-vjeçare të komunizmit Ministria e Shëndetësisë me porosi të udhëheqësit kishte planifikuar (nën urdhrat e Ramës) lindjen e 30 mijë fëmijëve për vitin 2019 dhe për këtë kishte planifikuar buxhet për bonus! Kuptohet që lindjet sipas urdhrit të partisë nuk bëheshin as në diktaturë nën propagandën që i rrit partia, e kurrsesi as sot numri i lindjeve nuk po rritet, por rënia është e dukshme dhe shqetësuese.

Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT konfirmojnë që po përshpejtohet tkurrja e popullsisë teksa shtesa natyrore ra me 35% në 3-mujorin e tretë. Sipas të dhënave në tremujorin e tretë lindjet ishin me rënie me afro 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shqipëria ka hyrë në një spirale të zvogëlimit dhe plakjes së popullsisë teksa rritja e popullsisë ka rënë në nivele modeste, me rreth dy mijë individë në vit. Kur varfëria ka pllakosur qytetarët, Rama në vend të politikave sociale që rrisin mirëqenien tek qytetarët e pashpresë, ka nge të tallet me qytetarët teksa në kuadër të ritmit të rritjes së popullsisë në Shqipëri propozon rritje të bonusit të lindshmërisë si zgjidhje!. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje kryeministrore, një hipokrizi e Rilindjes pasi shoqëria shqiptare sot është në udhëkryq dhe çfarë është me e rënda nuk sheh dritë në fund të tunelit, nuk sheh shpresë për ditë më të mirë në të ardhmen. Varfëria, pasiguria për të ardhmen ka sjell mjaft probleme tek shqiptarët si konflikte deri në dhunë në familje tek te cilat në shumë prej tyre kanë çuar dhe në divorce! Kjo ka çuar në faktin që ato që kanë familje të ngurojnë të bëhen prindër nga vështirësia e jetës, të tjerë që mos kenë më shumë se 1 fëmijë apo dy apo të rinjtë duke pasur pasiguri në një vend që nuk të ofron asgjë me një qeveri të korruptuar dhe kriminalizuar të mos krijojnë as familje!. Qytetarët shqiptarë kanë mbushur rrugët e Europës, rinia e pashpresë dita-ditës zbras Shqipërinë në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa Rama vazhdon serinë e premtimeve të cilat nuk i mban. Përballë një situate të tillë skandaloze kreu i organizatës Rilindje, Edi Rama gjen rastin të tallet duke pohuar se do të mbi 4-fishoje shpërblimet e lindjes për fëmijën e parë dhe kjo shumë do të ishte më e lartë për fëmijën e tretë. Nuk ka se si te mos jetë tallje një vendim i tillë për një familje shqiptare e cila nuk ka pasur as do të ketë kurrë si shpresë për lindjen e një fëmijë shpërblimin që jep qeveria. Kjo për faktin se ai shpërblim sado i madh të jetë nuk të mundëson mbajtjen e një fëmije që në Shqipëri për kushtet e sotme është shumë e vështirë ta rritësh. Ky është një premtim skandaloz, i turpshëm, pa asnjë efekt dhe kur bëhet fjalë për një kryeministër si Rama është dhe i pabesueshëm. Tejet skandaloz është edhe planifikimi i Rilindjes dhe Ramës se sa fëmijë do të lindin në 2019. Edhe pse ka premtuar bonusin dhe sigurisht nuk është kjo mënyra për të rritur lindshmërinë në vend, Rama është i pabesueshëm për faktin se një kryeministër që premton shpërblim prej 400 mijë lekësh të vjetra për një nënë që sjell në jetë një fëmijë të parë do të jetë një pagesë që një zot e di kur do e marrë duke pasur parasysh faktin që janë me mijëra nëna nuk kanë marrë ende masën e shpërblimit aktualisht e cila është vetëm 50 mijë lekë të vjetra! Pra, kur prej disa vitesh Rama nuk ka kaluar shpërblim-lindjet për 40 mijë nëna, një detyrim ky i akumuluar prej 2 milionë dollarësh, çfarë të bën të besosh që shpërblimi i caktuar prej tij do të merret sapo nëna të sjell fëmijën në jetë apo disa muaj më pas! Rama ka shpall propagandën dhe hap thesin bosh për shpërblim-lindjet, ndërsa pagesat kuptohet do i bëj qeveria e radhës me ritmin e kalimit të pagesave të Rilindjes! Edi Rama je i pabesueshëm, sot nuk jemi në kohën e regjimit komunist teksa bëhej thirrje për shtim të popullsisë pasi do ti rriste partia!.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 19:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...