Mashtrimi i Veliaj me kreditë e buta, nuk shkojnë për familjet në nevojë

Diel, 15 Prill 2018 19:00

Programi i kredive të buta me interes 3%, për familjet që nuk kanë mundësi të blejnë një apartament me çmimet e tregut dhe interesat e larta të bankave, ka qenë gjithmonë më i përdoruri nga kryetarët e bashkive për të bërë politikë, e pa dyshim edhe për të ndihmuar anëtarë apo militantë të partisë të blenin në mjaft raste edhe një apartament të dytë.

Nga 1 mijë përfitues që kanë qenë vitet e fundit, sivjet, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me bankën e kanë zbritur në më pak se 500. Arsyeja e përgjysmimit të përfituesve të kredisë së butë me interes 3%, sipas Bashkisë, ka qenë pamundësia financiare e shumë familjeve për të paguar kredinë e bankës, të cilët megjithse janë përzgjedhur si përfitues nga bashkia, janë “djegur” nga banka. Thënë ndryshe, këto familje plotësojnë kriterin social, por nuk përmbushin atë ekonomik që kërkon banka.

Këtë vit, kriteret e bankës janë bërë edhe më të forta, ndërsa është ndryshuar edhe struktura e përbërjes familjare. Një vit më parë, për familjet e përbëra nga 1-3 persona, të ardhurat duhet të ishin 39 mijë-66 mijë lekë në muaj. Këtë vit, sipas udhëzimit të Bashkisë, për familjet 1-2 persona, të ardhurat duhet të jenë nga 44 mijë-79 mijë, një rritje prej 18 mijë lekësh nga niveli minimal te ai maksimal. Sipas kushteve të reja të bankës, të pranuara edhe nga Bashkia, një familje e tillë mund të marrë një garsioniere me sipërfaqe 50 metra katrorë, vlera e së cilës shkon rreth 4.5 milionë lekë.

tabela-per-kredite-1.jpg

Për këtë apartament, banka do t’i ofrojë kredimarrësit rreth 3.5 milionë lekë, ndërsa kësti mujor i kredisë do të jetë 20 mijë lekë. Për familjet me 3-4 persona, në vitin 2017, të ardhurat varionin 47 mijë-79 mijë. Sivjet, 53 mijë-95 mijë, 22 mijë lekë më shumë është shtuar niveli i të ardhurave. Sipas strukturës së re, një familje me 2-4 persona që plotëson kufirin e mësipërm të të ardhurave, mund të blej një apartament 1 plus 1 me sipërfaqe 60 metra katrorë dhe vlerë rreth 5.4 milionë lekë. Në këtë rast, banka ofron një kredi prej 4.3 milionë lekësh me këst mujor rreth 24 mijë lekë.

Kategoria e tretë janë familjet me 4-6 persona, ku të adhurat nga 63 mijë-105 mijë kanë shkuar në 70 mijë-126 mijë. Apartamenti që ofrohet për këto famlije është 2 plus 1 me sipërfaqe 80 metra katorë, ndërsa vlera mbi 71 milionë lekë. Një familje e tillë do të marrë nga banka 5.7 milionë lekë, ndërsa kësti mujor i kredisë do të jetë mbi 31 mijë. Në rritje ka ardhur niveli i të ardhurave edhe për familjet mbi 6 persona, nga 79 mijë-131 mijë lekë, këtë vit kufijtë kanë shkuar nga 88 mijë-158 mijë lekë në muaj. Me këto të ardhura një familje mbi 5 persona mund të blej një apartament 3 plus 1 me një sipërfaqe 100 metra katrorë, që kushton më shumë se 8.9 milionë lekë. Kredia që ofron banka është mbi 7.1 milionë dhe kësti mujor i kredisë rreth 40 mijë.

Me këto kritere, Lali Eri, jo vetëm nuk e zgjidh dot çështjen e strehimit për mijëra familje në Tiranë, por thjesht i çon bankës qindra klientë për kredi. Në kategorizimet e mësipërme, vështirë se gjen familje në nevojë që përmbushin kriterin e të ardhurave për të siguruar një apartament.

Ndaj, pasi të shpërndaj kreditë e radhës për klientët e bankës, nuk kemi pse çuditemi kur Lali Eri, të bëj vizitat në apartamentet e reja të militantëve për urimin e shtëpisë së re, ndërkohë që mijëra të tjerë që aplikojnë çdo vit mbeten sërish pa një zgjidhje strehimi. Çdo vit në Tiranë numërohen rreth 13 mijë aplikime për strehim, nga të cilat, 91% e tyre janë për persona të cilët nuk kanë absolutisht një banesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...