Si funksionon Interpoli?

E Enjte, 22 November 2018 14:49

Interpoli është organizata më e madhe e policisë globale, e përbërë nga 194 vende anëtare.

Grupi u krijua zyrtarisht në vitin 1923 si Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale, por u bë i njohur me emrin Interpol në vitin 1956.

Ideja për një organizatë të tillë u ngrit në vitin 1914 në Kongresin e parë Ndërkombëtar të Policisë Kriminale në Monako. Zyrtarët e zbatimit të ligjit nga 24 vende u takuan atje për të diskutuar mbi procedurat dhe teknikat e policive dhe regjistrat e centralizuara ndërkombëtare kriminale.

Organizata thotë se ka tashmë infrastrukturë të teknologjisë së lartë për "përballimin e sfidave në rritje të luftës kundër krimit në shekullin e 21-të".

Një mjet i tillë në dispozicion të Interpolit është i ashtuquajturi Red Notice (Njoftimi i Kuq), kërkesë për "gjetjen dhe arrestimin e përkohshëm të një individi në pritje të ekstradimit".

Njoftimi i Kuq, që paralajmëron departamentet e policisë në mbarë botën, lëshohet nga Sekretariati i Përgjithshëm në emër të një vendi anëtar ose një gjykate ndërkombëtare.

Njoftime të tilla rrisin dukshmërinë e rasteve, duke lejuar autoritetet e zbatimit të ligjit të identifikojnë kriminelët dhe të dyshuarit dhe të ndajnë informacione.

Për shembull, një vend që kërkon një terrorist ose një kriminel tjetër jashtë kufijve të tij mund të lëshojë një njoftim të tillë për të vënë në dijeni policinë në vende të tjera dhe për të kërkuar arrestime.

Me operacionet e Interpolit merret Sekretari i përgjithshëm, aktualisht zyrtari i policisë gjermane, Juergen Stock.

Grupi gjithashtu ka një president që nuk është aq i përfshirë drejtpërdrejt në operacione, përkundrazi ia kushton pjesën më të madhe të kohës mbikëqyrjes së përgjithshme dhe kryesimit të kuvendit të përgjithshëm dhe të komitetit ekzekutiv të grupit.

Vendet anëtare zgjodhën të mërkurën zotin Kim Jong Yang të Koresë së Jugut si president të ri të Interpolit. Ai mundi me votim Alexander Prokopchukun e Rusisë mes paralajmërimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara se Kremlini do të përpiqej të shfrytëzonte këtë post për të arrestuar kundërshtarët politikë dhe disidentët e arratisur.

Karta e Interpolit thotë se organizata nuk mund të përdoret për arsye politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...