Kur e ka kap arroganca dhe Lal Erin hapu dhe. Por siç duket kryebashkiakut i ka hyrë vetja në qejf, vepron në kokë të tij, pa konsulencë me qytetarët dhe madje shkon deri atje sa dhe i fyen siç bëri me banorët e Unazës së Re duke i quajtur shpellarë.
Pasi iu ngriti çmimin e biletës si “nder” banorëve të kryeqytetit dhe situata në linjat urbane është skandaloze dhe ankesat qytetare nuk kanë fund, pasi iu ngushtoi dhe rrugët për korsi biçikletash por vetëm biçikleta nuk shihen, Lali Eri ndërron dhe stacionet e linjave urbane sipas oreksit të tij, sipas interesave meskine dhe pa i informuar qytetarët. Së fundmi ka ndodhur që Bashkia Tiranë ka ndërruar stacionin e autobusit për qytetarët pranë shkollës Vasil Shanto që të çon në zonën e Pallatit me Shigjeta, zonën e Astirit, Doganë, Laprakë etj, por me të rrezikuar në këtë rast janë nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” të cilët tashmë do të iu duhet të kalojnë dy rrugë për të dalë në anën tjetër të Lanës për të hyp në stacionin e ri të autobusit. Kjo është shumë e turpshme dhe aq më tepër që ndodh dhe pa u informuar qytetarët të cilët ende presin tek ish-stacioni për të ndalur autobusi i linjës urbane të Tiranës së Re. Ky veprim i Veliajt është skandaloz dhe prindërve të fëmijëve tashmë do të iu duhet të kenë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të cilët sjellin dhe marrin nga shkolla!.