Mediat pranë qeverisë, përçuan besnikërisht ujin e qelbur propagandistik të saj, duke synuar që protestën e ligjshme ta ngatërrojnë me lajme të pavërteta, ndër të tjera edhe me rrenën se një police kish dëmtuar gjithë gishtat e një dore të saj. Qeveria jonë është mjeshtre e përpunimit të lajmeve të rrenave, ndërsa kryeministri usta i mrekullueshëm i punëve që as kanë lidhje me qeverisjen dhe drejtimin e vendit. Policja e plagosur me protestuesit nëse do kishte plagë që atillë që do t’i humbte gishtat, duhej të ishte plagosur me një bombë ose granatë. Në raste të tilla, i lënduara është midis jetës dhe vdekjes. Kurrsesi nuk ecën në këmbë. Asnjë mundësi tjetër nuk ka që kapsollat të presin gishta. Policja e patrajtuar, pjesë e ushtrisë së militantëve që solli Rama e Tahiri në polici, pas degradimit të saj në një njësi politike, nuk ka ditur të sillet në situata të tillë. Kësisoj, lajmi i përhapur se ishte dëmtuar nga protestuesit, nuk ishte gjë tjetër veçse lajm alla rama. Jo më larg se disa orë, policja u pa në spital jo në gjendje dramatike e gjendur nën ngrohtësinë e zëvendësministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit po montonte lajmin e tij, ndërsa pa e ditur as vetë, po çmontonte lajmin e Ramës. Kësisoj lajmi i gishtave të polices, doli si shtatzënia e Griseldës, dramaciteti së cilës, rezultoi qesharak.