Pas banorëve të Unazës së re dhe studentëve, paralajmërohet një tjetër protesta masive. Biznesi i vogël dhe i mesëm paralajmëron për protesta masive pasi nuk do të paranojë që të zëvendësojë kasat fiskale qoftë edhe me kosto zero. Sipas përfaqësuesit të biznesit të vogël Albert Nasto janë mbyllur rreth 18 mijë biznese të vogla si rezultat i përfshirjes në TVSH, ndërkohë që deri në fund të vitit parashikohet që ky numër të shkojë në 40 mijë biznese të mbyllura. Që Shqipëria të jetë një vend atraktiv për investitorët e huaj duhet që të aplikojë afërsisht të njëjtat taksa që ka rajoni. Nëse taksat janë më të larta se rajoni investitorët e huaj do të largohen sipas përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Craëford.
Tenderi për menaxhimin e faturave është cilësuar si korruptiv nga opozita. Sipas saj ky vendim do të detyrojë biznesin që të zëvendësojë kasat me kosto që variojnë nga 600 -100 euro. Ndërkohë që nga qeveria vlerësohet si një domosdoshmëri për të shmangur abuzimet.