Një shqiptar është vrarë në kufirin me Greqinë, në Janinë, pas përplasjes me armë zjarri me forcat e policisë greke. Mësohet se autoritetet helene kishin pikasur një grup shqiptarësh, të cilët thuhet se po transportonin drogë. Ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, ndërsa kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Nga shkëmbimi i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek. Disa media nënvizojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe lëndë narkotike, ku grupi shqiptar ka braktisur çantat e tyre me hashash që po transportonin për në territorin grek. Shqiptarët e tjerë nuk janë kapur nga policët grekë.