E Premtja e Zezë, në Europë – Amazon regjistron blerje rekord në Britani, mbush magazinat

Premte, 23 November 2018 14:21

Dita e Falenderimeve mund të festohet vetëm në Shtetet e Bashkuara, por e Premtja e Zezë po kthehet në një event gjigant në të gjithë botën. E Premtja e Zezë është dita kur blerësit amerikan, një ditë pas Falenderimeve, dynden drejt dyqaneve që ofrojnë ulje të mëdha për të nisur sezonin e pushimeve.

Tashmë, shitësit ndërkombëtar po përdorin të Premten pas ditës së Falenderimeve, si një mundësi për të tërhequr blerës nga e gjithë bota. Magazina e Amazon në Mbretërinë e Bashkuar është mbushur me gjithçka, nga filtrat e ujit e deri te lojërat e reja Lego.

Deri në Mesditë, Amazon deklaroi se konsumatorët britanikë kanë blerë në nivele rekord, ndërkohë që 100,000 lojëra dhe 60,000 produkte kozmetike janë blerë që nga mesnata.

Sipas operatores rajonale të Amazon në Mbretërinë e Bashkuar, Jonatan Gal, kompania ka punësuar 20,000 punonjës sezonalë për eventin dhe se kompania është përgatitur që nga fillimi i vitit për tu siguruar se operacionet do të ndodhin pa vonesa.

Sipas hulumtimeve, konsumatorët në Britani dhe vendet Nordike, janë disa nga blerësit më të dalluar gjatë të Premtes së Zezë. Zgjerimi i tregtisë në rrjet ka bërë që konsumatorët të mos marrin ditë pushimi për të përfituar zbritjet.

Në një raport të muajit Tetor, PwC zbuloi se blerësit britanikë do të shpenzojnë në mesatare 234 paund mes të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike. Sipas vlerësimeve, 45% e blerësve do t’i ndërmarrin transaksionet përmes laptop-it të tyre, ndërsa 26% do të jenë prezent në dyqane.

Shitjet e të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike kanë nisur gjithashtu në Francë dhe në pjesën tjetër të Europës përfshirë tregje të mëdha si Italia, Spanja dhe Gjermania.

Në Azi, vende si Japonia dhe India, kanë pasur gjithashtu zbritje gjatë periudhës nga Amazon.

Sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve me Pakicë në Shtetet e Bashkuara, konsumatori mesatar do të shpenzojë mbi 1000 dollarë në këtë sezon pushimesh, shifër që mund të arrijë në 721 miliardë dollarë në total për industrinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...