Sot radhën e ka Unaza e Re? Po nesër?

Premte, 23 November 2018 16:13

Solidarizimi me protestën e banorëve të Unazës se Re është minimumi që çdo qytetar duhet të bëjë për t’i marrë në mbrojtje ata ndaj arrogancës së pashembullt të qeverisë dhe kreut të organizatës “Rilindje” me detyrë kryeministër, Edi Ramës.

Përkundër premtimit të tij në fushatën vajtuese të vitit 2013 se do të legalizonte çdo ndërtim pa leje, Edi Rama kreu i organizatës mafioze “Rilindje” është hedhur në sulm ndaj qytetarëve për hesap të oligarkëve të tij dhe projekteve korruptive.

Ka nisur të shemb shtëpitë e shqiptarëve dhe këtë e bëri së pari me banorët e Shkozës dhe tashmë prej disa ditësh është përballë banorëve të Unazës së Re ku kërkon të shemb qindra shtëpi dhe biznese me qëllim ndërtimin e një segmenti unaze 2 km me një shifër jashtë çdo parashikimi prej 40.5 milionë eurosh.

Edi Rama duhet ndaluar, ai po vendos një precedent i rrezikshëm për qytetarin hedhjen e tij në mes të katër rrugëve, duke mos marrë asnjë përgjegjësi ndaj tij, duke shkelur çdo ligj vetëm e vetëm për të realizuar projektin e tij korruptim me oligarkët përreth. Ndaj reagimi qytetar ndaj arrogancës të shfrenuar të Ramës është krejt i nevojshëm për të iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve tanë të unazës së re të cilët ndihen të kërcënuar hapur nga ky kryeministër se do të iu shemb shtëpitë. Nevojitet të reagohet pasi Rama dhe Veliaj janë të vendosur të realizojnë qëllimin e  tyre. Ata e kanë pohuar se nuk do ti shpërblejnë banorët, madje dhe janë tallur me ta, kryebashkiaku i Tiranës duke i quajtur shpellarë, ndërsa kryeministri duke i ironizuar me emra në sallën e Kuvendit. Të gjithë duhet të ngrihemi, të rezistojmë ndaj kësaj se keqeje. Sot e ka radhën Unaza e Madhe, po nesër?...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...