SHBA: Raport i ri për ndryshimet klimatike

Premte, 23 November 2018 17:18

Qeveria amerikane lëshon sot një raport të ri mbi kërcënimet që paraqesin ndryshimet klimatike tek ekonomia. Raporti pritet të jetë një paralajmërim i fortë që bie ndesh me axhendën e administratës Trump pro karburanteve fosile. I shkruar me ndihmën e më shumë se 10 agjencive dhe departamenteve qeveritare amerikane, raporti plotëson një studim të lëshuar vitin e kaluar i cili doli në përfundimin se njerëzit janë nxitësit kryesorë të ngrohjes globale duke paralajmëruar për pasoja të mundshme katastrofike për planetin.

Raporti i këtij viti pritet të përcaktojë koston e ndryshime klimatike, të sigurojë vlerësime shkencore të risqeve si dhe deri në çfarë mase njerëzit mund të përshtaten me to. Raporti pritet të krijojë përplasje me politikën e Presidentit Donald Trump, i cili është tërhequr nga marrëveshje për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës me qëllimin për të rritur në maksimum prodhimin e karburanteve fosile vendase, përfshirë naftën bruto, aktualisht me prodhimin më të lartë në botë, duke tejkaluar Arabinë Saudite dhe Rusinë.

Zoti Trump dhe disa anëtarë të kabinetit të tij kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi përcaktimin shkencor të ndryshimeve klimatike duke thënë se shkaqet nuk janë përcaktuar ende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...