Bombë makinës së biznesmenit në Vlorë, Agron Alushaj sillet në Tiranë

Saturday, 24 November 2018 09:26

Biznesmeni i ndërtimit Agron Alushaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se transportimi i tij është bërë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (24 nëntor) ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike për jetën.

Makina në të cilën udhëtonte 48 vjeçari u hodh në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi rreth orës 16:35 të pasdites së të premtes, 23 nëntor 2018, në rrugën Transballkanike.

Sipërmarrësi 48 vjeçar, pronar guroresh dhe biznesmen me aktivitet ndërtimi në Vlorë, i cili ndodhej brenda makinës të tipit ‘Benz’ me targa AA703 NG, ka dëmtime të mëdha në të dyja këmbët.

Shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh, ndërkohë që 48-vjeçari ishte në drejtimin e makinës.

Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedent penal.

Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet 48-vjeçari, ende nuk është marrë në pyetje nga policia në lidhje me këtë rast.

Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një bombë të aktivizuar me telekomandë.

48-vjeçari që ndodhet në sallën e Reanimacionit të spitalit të Vlorës, është vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

Ai dotë transportohet drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...