Lleshi për herë të parë si ministër, por flet për pabesi

Saturday, 24 November 2018 12:19

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përshëndeti në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', me rastin e shtimit në flotën e Policisë së Shtetit të 134 mjeteve të reja.

Në këtë event mori pjesë edhe Kryeministri Rama, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Por në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm ka folur për pabesi.

“Dy ditë më parë forcat e policisë u përballën me agresivitet absurd dhe të pabesë.

Qytetarët dhe moshatarët e Ina Nukës, te policia jonë duhet të shohin forcën tonë.

Ne mbajmë me taksat tona policinë që të përballet me kriminelët.

Për reflektim ftoj dhe përfaqësues të caktuar politikë që nuk duhet të rreshtohen përballë policisë, por vetëm në krah të saj’, tha Sandër Lleshi sot duke folur për herë të parë si ministër i Brendshëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...