Ish-zv/ministrit nuk i del inati: “Zgjohuni Rini! T’i japim një mësim të mirë!”

Saturday, 24 November 2018 14:54

Pasi dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Akademikut Taulant Muka nuk i del inati me politikën shqiptare. I zhgënjyer me çka u përball në zyrat e qeverisë, Muka tashmë bën thirrje rinisë dhe shoqërisë shqiptare që të grisin teserat e partive dhe t’i japin një mësim të mirë politikës shqiptare.

“Ndajeni me miqtë tuaj!

Rinia Shqiptare, dhe çdo Prind, pavarësisht ngjyrës, duhet t’i jap mësim politikës shqiptare duke filluar një fushatë të grisjes/djegies publike të teserave të partisë. E ardhmja e rinisë shqiptare dhe e ardhmja e vendit është arsimi! Jeta nuk ndërtohet në parti, por në institucionet e dijes! Ti mund ti japësh politikës dhe shoqërisë vetëm kur të kesh marrë arsimimin e duhur! Zgjohu rini!!”, shkruan Muka në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Taulant-Muka-1.jpg

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 14:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...