LIVE/ Francezët nuk ndalen, Parisi vazhdon të digjet

Saturday, 24 November 2018 18:00

Mijëra protestues kanë bllokuar sërish rrugët e Parisit, për të kundërshtuar taksat që shkaktojnë rritjen e çmimit të naftës.

Situata duket e tensionuar, ku protestuesit po hedhin shashka dhe tymuese në drejtim të policëve. Protesta e nisur që prej mëngjesit po vazhdon edhe në këto momente.

Policia nga ana tjetër po përdor gaz lotësjellës dhe ujë, shkruan RT.

Kjo e shtunë shënon javën e dytë me radhë të protestave në kryeqytetin francez, ku kujtojmë se vetëm të shtunën e kaluar humbi jetën një person ndërsa mbetën të plagosur qindra.

Rreth 3,000 punonjës të sigurisë janë vendosur në gatishmëri për t’u marrë me tubimin, vetëm në qytetin e Parisit.

Lëvizja ‘Yellow Vest’, në shpi “Jelekët e verdhë”, po proteston ndaj masës së qeverisë për rritjen e taksave që do të jetë në fuqi që nga 1 janari 2019.

Qeveria pretendon se masa ka për qëllim promovimin e praktikave miqësore me mjedisin, por protestuesit nuk janë në një mendje.

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 18:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...