Tre persona janë kapur në një kamion në tentativë për të kaluar portin e Durrësit duke i'u shmangur kontrollit të dokumentacionit.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
"Gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:
•A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
•M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;
•B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë" sqaron policia.
Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.
Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit iu sekuestruan kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.
Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë 24 orëve të fundit janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit i'u gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.