Pikëpyetjet për pasurinë e integritetin, KPK shkarkon prokurorin Selmani

Hënë, 26 November 2018 11:46

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili më herët në seancë dëgjimore pati venë në dyshim integritetin, profesionalizmin dhe burimin e pasurive të tij.

Trupa gjykues që hetoi Selmanin u drejtua nga Roland Ilia, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Firdes Shuli. Gjatë seancës dëgjimore të ejten Selmani u përball me një sërë problemesh që kishin dalë gjatë hetimit administrativ të KPK.

Rezultatet e hetimit administrativ zbuluan sipas relatores probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. Në raportin e saj, ILDKPKI e kishte konsideruar të pasaktë deklarimin e Selmanit, ndonëse theksonte se ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë, ndërsa DSIK e konsideroi të papërshtatshëm, duke iu referuar informacioneve për përfshirjen e prokurorit në llotari sportive në vitet 2006, 2007 dhe 2008.

Prokuroria e Përgjithshme i përcolli KPK-së një raport me tre vlerësime “shumë mirë” për Selmanin, por edhe të dhënat për pezullimin e tij nga detyra dhe procedimet penale për rastin e masakrës së Çoles. Të dyja procedimet, sipas relatores Etleda Çiftja ishin pushuar me argumentin se nuk kishte të dhëna që prokurori ishte ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimin e tij për lehtësimin e akuzave. Çiftja megjithatë tha se ai nuk “ka respektuar të drejtat e familjarëve të viktimave”.

Problem për prokurorin i cili një vit më parë kandidoi edhe për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm u bë përfshirja e tij në në llotari sportive, e ndjekur nga deklarimi i 10 mijë dollarëve të fituara si burim për pasurinë, të cilat KPK i cilësoi të paprovuara.

Selmani pranoi problemet me kumarin tha se nuk ndjehej krenar dhe nuk kërkonte shfajësim, por këmbënguli se nuk ishte një aktivitet i paligjshëm.

Lidhur me reduktimin e akuzës nga 35 vjet në 4 vjet burg për të akuzuarin kryesor të masakrës së Çoles, Selmani u zgjat në shpjegimin e bindjes së tij për të balancuar përfaqësimin e akuzës me të drejtat e të pandehurve, ndërsa shtoi se “dosja nuk kishte prova”. Reporter.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...