Ngjarja në ish bllok, dëshmon Boshnjaku: Nuk kam lidhje me konfliktin

Hënë, 26 November 2018 13:03

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje personin e vetëdorëzuar ditën e diel, Ajaks Boshnjaku.

Boshnjaku, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe u largua sapo filloi sherri.

Ajaks Boshnjaku, dëshmon në polici: Nuk kam qenë i përfshirë në ngjarje, u largova sapo filloi sherri. Nuk kam lidhje me konfliktet mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. U vetëdorëzova pasi u qartësua pozicioni im në këtë konflikt.

Boshnjaku pritet të dalë për masë rivlerësimi nesër në Gjykatën e Tiranës.

 

Login to post comments