Fakti/Diplomati rrëzon historinë, ja kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe jo në Vlorë

Hënë, 26 November 2018 16:40

Diplomati dhe historiani Shaban Murati sot ka lëshuar një sfidë të vërtetë për të gjithë historianët.

Me një shënim në Facebook, Murati ka bërë publik një dokument sipas të cilit, Pavarësia e Shqipërisë është shpallur në datën 27 Nëntor në qytetin e Durrësit.

Kjo sipas diplomatit Shaban Muratit vërtetohet nga një telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme.
Por jo vetëm kaq. Ka mjaft telegrame dhe kronika të kohës që tregojnë për ngritjen e flamurit në datën 27 nëntor në Durrës.
Faktet e publikuara nga diplomati Shaban Murati:
Historia siç është bërë, dhe jo siç e kanë fshirë!
I-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:
Durrës, 27 nëntor 1912
Nr.6501
Tel.nr.152
Natën mes 26 dhe 27 (1912), tre krerë (pari) më dorëzuan mua, një dokument, (Një për Shkëlqesinë tuaj dhe një për Qeverinë italiane), lidhur me shpalljen e suksesshme të DEKLARATËS SË PAVARËSISË.
II-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:
Durrës, 27 nëntor 1912
Nr.6645
Nr.Tel.156
Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit nën brohoritje. Mutesarrifi u shkarkua. Hamid bej Toptani, governator i përkohshëm.
Mitropoliti zvarrit ta njohë ‘QEVERINË E PËRKOHSHME’.
Trupat mustafis janë dërguar në shtëpi.
Paria e vendit u doli serbëve përpara, mbi lëvizjen e tyre mungojnë njoftimet. Ata janë nisur prej Krujës.
III- Telegrami i Proklamimit të Indipendencës shqiptare, nga Lef Nosi në librin e tij ‘Dokumente historike’, 1924:
Nr.13300,
Durrës,13 Vjeshta e tretë 1328-1912
7.30 ora e ditës.
Popullit të ndershëm të qytetevet:
Elbasan, Berat, Janinë, Gjinokastër, Lushnje, Korçë, Starovë, Vlonë, Përmet.
Ju apim lajmen e gëzushme, se me hirin e të Naltit Perëndië, ndashti shpallëm indipendencën, n’emën të kombësiës sonë të shenjtë e të gjithë Shqipniës.
IV- Gazeta ‘Taraboshi’ e Shkodrës, 22 janar 1914:
Ismail Kemal Vlora më 27 nëntor 1912 e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Qeverisë së Përkohshme në Durrës.
V-Gazeta britanike ‘Daily Telegraph’ 27.11. 1912:
Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Durrës më 27 nëntor 1912 dhe ka një shqiponjë të zezë dykrerëshe ne një fushë me ngjyrë të kuqe.
VI- Gazeta austriake ‘Ëiener Bilder’ datë 1.12.1912:
Udhëheqësi shqiptar Ismail Kemal bej, në krye të një asambleje nga paria, në Durrës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.
 (Marrë nga libri ‘‘Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare’ i historianit të shquar Prof.Dr.Eqrem M.Zenelaj, Prishtinë, 2016, fq.340-399

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...