Banorët e ‘Unazës së Re’ në ditën e 23-të protestës i kanë dërguar peticion Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Mësohet se në peticionin drejtuar Markut, banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve për projektin e “Unazës së Madhe” dhe lirimin e 3 të arrestuarve.
Ata shprehen se kanë besim se Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i mbështesë. Në peticion ata e informojnë edhe për dhunën që eshtë ushtruar ndaj të shoqëruarve.
Kujtojmë se disa nga banorët e Unazës së Re të shoqëruar gjatë protestës së 22 nëntorit para Kuvendit, kanë akuzuar Policinë e Shtetit se kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.