‘Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rop q….’ (VIDEO)

Tuesday, 27 November 2018 10:19

Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit.

Një prej banorëve u shoqërua me forcë nga ana e policëve të shqiponjave, mirëpo banorët e tjerë që ishin në protestë bllokuan furgonin duke bërë të mundur lirimin e tij.

Duke folur për Fax News Sokol Dema, banori tha se policët ushtruan dhunë ndaj tij duke e qëlluar me grushte. Edhe në pjesën e buzës protestuesi kishte rrjedhje  gjaku,  ç’ka vërteton dhunën e ushtruar.

“Kam punuar 15 vite në Angli dhe e kam sjellë të gjithë mundin këtu në këtë shtëpi, dhe të vijë të ma prishë ky ropq*ri”, u shpreh banori që u shoqërua me forcë nga ana e policisë.

Banori vijoi më tej duke thënë se kjo është hera e katërt që po tentohet që ti prishet banesa dhe lokali, ku ka mundur që të punësojë një pjesë të të afërmve të tij që gjenden në kushte të rënduara ekonomike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...