Vitore Tusha, kandidatja e përzgjedhur nga Presidenti i Shqipërisë për pozicionin e kryetares së KLSH është prezantuar në komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
“Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë. KLSH do të përmirësojë metodat auditëse. Komunikimi me Kuvendin i një rëndësie ti një rëndësie të veçantë”, është shprehur Tusha.
Po kush është Vitore Tusha?
Të dhënat personale:
Datëlindja: 26.11.1960
Vendlindja: Tiranë
Edukimi dhe grada shekencore:
1997 “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
1979-1983 Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti i Tiranës
1975-1979 Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhok Biba”, Rrëshen Mirditë
Eksperienca pune:
2008 – në vazhdim Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare
2004 – 2008 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
1994 – 2001 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare
1992 – 1994 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare
1990 – 1992 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
1983 – 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore