Zbulohet skandali/ Veliaj u takua me "aktorë" dhe jo banorët që protestojnë

Tuesday, 27 November 2018 17:34

Takimi i Erion Veliajt i shpërndarë në media si një diskutim mes kryebashkiakut dhe disa protestuesve të Unazës së re ka qenë një mashtrim. Banorët që kanë 24 ditë që protestojnë në rrugë kanë thënë se në takim me Veliajn nuk ishin përfaqësuesit e tyre por disa banorë që i shërbejnë Partisë Socialiste. Sipas banorëve ata janë përdorur mediatikisht nga Veliaj, për të përcjellë idenë në media se ne kemi rënë dakord të dalim nga banesat tona. "Ne nuk njohëm asnjë nga ata që dolën në televizor" u shprehën banorët. 

“Gjithçka që flet Erion Veliaj janë një mashtrim i gjallë. Njerëzit që protestojnë për shtëpitë janë vetëm këtu. Pastaj pazaret e disa pseudo-banorëve janë gjë tjetër. Asnjë protestues që proteston këtu, nuk ka qenë në takim me Veliajn. Ne nuk i lëshojmë shtëpitë tona. Erion Veliaj po mashtron”, u shpreh një banor para mediave.”, u shpreh një banor.

Banorët kanë bllikuar të dyja akset e rrugës. Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”.

“Ne po kërkojmë të drejtën tonë, djersën që është derdhur. Pse sot duhen të na flakin në rrugë? Janë 2 mijë banorë që janë në rrugë. Nuk e kuptoj pjesën tjetër të Shiqërisë kur pjesa tjetër del në rrugë.”, u shpreh një nga banorët.

“Lali Eri” propagandoi para një grupi “pa emër” mbi të mirat e projektit dhe përse është pozitive që Bashkia që drejton t’u shkatërrojë protestuesve investimet e tyre shumëvjeçare.
Vazhdimisht Veliaj aplikon strategjinë e përçarjes. Në krah të tij në këtë takim ishte një banor i Unazës së Re, i cili, vetëm një ditë më parë kishte takuar personalisht Erion Veliajn, por që në takim ishte gati të “zinte be” për “çiltërsinë” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Këtij skenari iu kundërvu një tjetër i pranishëm, familjar i Aleks Nikës, mbetur i vdekur pas përplasjes së 21 Janarit 2011. Ky banor i Unazës së Re u tregua i drejtpërdrejtë, kur iu drejtuar Veliajt se “..edhe me gjakun e Aleks Nikës, ju sot jeni në pushtet”.
Protesta e banorëve të Unazës së re po vazhdon edhe pse kushtet e motit nuk janë në favor të tyre. Ata po qëndrojnë në rrugë në mes të shiut të rrëmbyer duke i kërkuar Ramës të hapë veshët se nuk do ta lejojnë që t’u shembë shtëpitë. “Do ti mbrojmë me gjak shtëpitë tona” thonë ata.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 17:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...