Kryemadhi i kërkon strukturave koordinim me PD për kandidatët e përbashkët

Tuesday, 27 November 2018 18:11

Opozita e bashkuar do të nisë në janar përzgjedhjen për kandidatët në zgjedhjet për Bashkitë e vendit. Lajmin e bëri publik sot kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ën një takim me strukturat e Partisë në Tiranë, kërkoi koordinim të strukturave me ato të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare.
“Është krijuar fronti i përbashkët dhe ju them të gjithë kryetarëve në rrethe, të filloni koordinimin me strukturat e partisë Demokratike në rrethe dhe partive të tjera të opozitës” tha Kryemadhi.

Kryemadhi  ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re. Kryemadhi tha se banorët që protestojnë prej 24 ditësh nuk janë heronj për faktin që i kanë dalë kundër Ramës, por se pavarësisht intimidimit kanë qëndruar bashkë.

Drejtuesja e LSI-së shtoi se shtëpitë e tyre janë ndërtuar me mund dhe se nuk jemi më në Komunizëm, ku qytetarët që zotëronin një biznes diskriminoheshin.

“Janë rraspakapitur për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Nuk jemi në komunizëm kush kishte biznes quhej kulak. I bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen banorëve të Unazës së Re. Nuk janë heronj se dolën kundër Edi Ramës, por sepse kanë qëndruar bashkë, pas çdo dhune, presioni dhe intimidimi”, u shpreh ajo.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 18:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...