Basha nxjerr videon: Si i mashtroi Rama qytetarët e Astirit për vota!

Tuesday, 27 November 2018 21:11

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përball Edi Ramën me ato që ai i quan mashtrimet e kryeministrit për legalizimet, realitetin e banorëve tek Unaza e Re dhe talljet me shqiptarët e mashtruar prej tij.
Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Kryeministri Edi Rama shfaqet me deklaratën e tij më të njohur gjatë dhe pas zgjedhjeve se “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen, edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, se janë investime të bëra me gjak.”

Në video janë edhe banorë të Unazës së Re, që tregojnë se i kanë ndërtuar shtëpitë me djersë e gjak nga puna në emigracion dhe tani po kërkojnë t’ua shembin me një kryq që u kanë vënë në derë. Video shoqërohet me të qeshurën tallëse të Edi Ramës, kur pyetet për prishjen e shtëpive të banorëve të Unazës së Re.

Statusi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha:

“ Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karrigen e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët.

Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrige dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për tja kthyer Shqipërinë shqiptarëve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...