Trafikimi i 2.5 ton drogë drejt Italisë, dërgohen për gjykim 9 persona

E mërkurë, 28 November 2018 09:01

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona të akuzuar për rastin e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë.Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Mes të akuzuarve është dhe Festim Lelaj, i cili ka mbajtur detyrën e nënkomisarit te Fierit.

Sipas organit të akuzës, më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

"Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, Artan Abazi, me adresë AM SCHAART 127809LEMWEROER-GJERMANI".

Me datë 04.01.2017, nga autoritetet italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar automjeti kamion tip Benz, me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa treleri ARB 414, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

Kush janë personat e dërguar për gjykim dhe për çfarë akuzohen

  1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", në bashkëpunim.

2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale  "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", në bashkëpunim.

3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit "arrest në shtëpi".I akuzuar për kryerjen e  veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.I akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,i akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" .

6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.I akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht  1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,  me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale  "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal",  i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.

8.  Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg, i akuzuar për kryerjen e veprës penale  "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim.

9.Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë. I akuzuar për kryerjen e veprës penale  "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim.

Historiku, arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal

9 janar 2017 - Kamioni me drogë është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

9 janar 2017 Policia Italiane arreston në flagrancë  Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës. Në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

13 janar 2017- Regjistrohet procedimi penal nr.12 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane.  

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane  “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e  Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg  lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e  Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846  GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç,  lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

15 janar 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

07 qershor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

21 qershor 2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

28 nentor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç,  banues në Vlorë.

04 dhjetor 2017 ndalohet Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

 05 dhjetor 2017, ndalohet  Agron Kapllani,  51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi,  shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i  narkotikëve” kryer në bashkëpunim.  Neni 283/a/2 i Kodit Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

 05 dhjetor 2017 ndalohet Gëzim Dervishi, 59  vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e  qenve të  shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale  të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit  Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

05 dhjetor 2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

06 dhjetor 2017, u ndalua Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

06 dhjetor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...