Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën: Do vazhdojmë qëndresën

E mërkurë, 28 November 2018 12:49

Banorët tek Unaza e Re janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre, ndonëse është ditë feste.

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpitë nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngremë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashtë.

Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë feste dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, shprehen qytetarët.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.

Banorët kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protesta pa ju dhënë e drejta e tyre më parë.

‘Ne nuk do të tërhiqemi. Kur nuk u tërhoqëm dje që po binte shi, kur na kanë burgosur fëmijët, si mund të tërhiqemi neve. Kur të tërhiqen oligarkët atëherë do të tërhiqemi ne. Le të vijë këtu dhe të ulet me ne që të flasim’, deklaroi një nga banorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...