Ekspertja boshnjake: Në rajon gati 50% e konsumit shkon për ushqime, nuk mund të zhvillohen tregjet financiare

E mërkurë, 28 November 2018 14:24

Vendet e Rajonit të Ballkanit e kanë të përqendruar shportën e konsumit tek ushqimet, ndaj bankat qendrore të vendeve nuk mund të pretendojnë në këtë situatë të zgjerojnë shërbimet financiare, thotë Belma Čolaković, kryeekonomiste në Bankën Qendrore të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Për të ilustruar këndvështrimin e saj për thellësinë financiare në rajon, ajo ka analizuar konsumin individual aktual për vitin 2016 për vendet BE, Maqedonisë, Malin e Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke paraqitur gjithashtu dhe shpenzimet sipas llojeve.

Shpenzimet normale, të shprehura në përqindje të PBB-së, në rajon, janë shumë më të larta se sa në BE. Kjo, thotë ajo, është pasojë e një norme mjaft më të ulët të PBB-së nominale në rajon. Megjithatë, shpenzimet e një individi të zakonshëm në rajon, për veshje, këpucë, shëndet, transport ose për shërbime utilitare dhe mirëmbajtje individi, janë afërsisht në të njëjtin nivel me BE-në. Kjo mund të nënkuptojë se në rajon ka një prani të lartë të çmimeve të administruara dhe ndikim nga qeveria.

Por të analizojmë fraksionin e PBB-së së konsumuar për ushqime dhe pije, boshnjakët nuk konsumojnë 4 herë më shumë se qytetarët e BE-së; arsyeja është thjesht se të ardhurat mesatare janë shumë më të ulëta se sa në BE. Kështu që, kur ka njerëz që shpenzojnë 90% të asaj që fitojnë në vend, për nevojat bazë, hapësira për zhvillimin e instrumenteve shumë të ndërlikuara dhe veprimtari të lartë në tregje është shumë e kufizuar.

Për sa i përket kulturës dhe përfshirjes financiare, asnjëra prej tyre nuk është në nivel shumë të lartë. “Goditjet makroekonomike, të vitit 2008, treguan një nivel tejet të ulët të kulturës financiare, dhe ashtu siç e trajtoi edhe Guvernatori Sejko, ne ende duhet t’u mësojmë njerëzve si t’i lexojnë kontratat, përfshirë kontratat me bankat: çfarë do të thotë ajo që është shkruar në to; çfarë do të thotë norma e interesit dhe cilat janë pasojat në rast të shkeljes së kontratës” tha ekspertja boshnjake.

Ajo tha se tashmë ka disa programe dhe banka qendrore bën pjesë në disa prej tyre – u duhet t’u mësojnë njerëzve si të hartojnë një buxhet me pagën e tyre, si të planifikojnë shpenzimet dhe aftësi të tjera bazë për administrimin e financave personale.

Vlerësimet tregojnë se përdoruesit e internetit, në vitin 2016 në Bosnë përbënin vetëm rreth 61.6% të popullsisë. Pjesa më e madhe e tyre e përdorin për Facebook, Instagram dhe rrjete sociale; shumë pak prej tyre e përdorin për edukim financiar.

Vitet e fundit, popullsia po plaket me shpejtësi nga largimet masive të të rinjve dhe normat negative të rritjes së popullsisë. “Gjithashtu, kemi një normë të lartë të popullsisë joaktive – vetëm 42.8% e fuqisë punëtore në Bosnjë-Hercegovinë është aktive – dhe 38% e popullsisësë aftë për punë ka arsim fillor ose në nivel më të ulët. Kështu, kur mendojmë ta hapim derën e sistemit financiar për të gjitha llojet e mundshme të produkteve, duhet të kemi parasysh se si duket sistemi dhe cilat janë karakteristikat sociale” është shprehur ajo.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...