Mesiç: Luftërat për kufij sollën 100 mijë të vrarë, të drejtohemi për nga e ardhmja

E mërkurë, 28 November 2018 17:50

Ish-Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesic/

Zoti President Meta!
Sot që marr këtë dekoratë kaq të lartë, unë e pranoj si një vlerësim për atë çfarë kam bërë deri më sot, por edhe si obligim për atë që duhet të bëj në të ardhmen. Nuk kam përgatitur një fjalim, dua të flas nga zemra dhe nga shpirti. Siç e dini edhe ju kam qenë për 10 vjet në krye të Kroacisë. Çdo herë jam munduar dhe kam punuar për bashkëpunim me Shqipërinë. Mirëpo, edhe për të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Si President i Presidencës së Jugosllavisë në mënyrë të veçantë jam angazhuar për të drejtat e shqiptarëve dhe për të padrejtësitë që iu bënë atyre në ish-Jugosllavi. Megjithatë, ata që kanë qenë kundërshtarë të barazisë së shqiptarëve në ish-Jugosllavi nuk e kanë pranuar realitetin. Unë kam vlerësuar që Presidenca e Jugosllavisë do të marrë vendime të tilla të cilat do të relaksonin raportet mes popujve në ish-Jugosllavi.
Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar as Federatën e as Konfederatën. Ai ka qenë për Serbië e madhe dhe etnikisht të pastër. Ju e dini që Jugosllavia ka qenë federatë dhe ka pasur tre faktorë integrues. Një ka qenë Tito me karizmën e tij, karizma e fitimtarit të luftës, por karizma e një shtetari të madh, themelues i vendeve të painkuadruara. Tito është ndarë nga jeta. Faktori i dytë integrues ka qenë Partia Komuniste, e cila është shkatërruar. Dhe faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave, e cila drejtohej nga Tito deri në ditën që ai u nda nga jeta. Pas Titos ushtria ka kërkuar sponsor dhe kryesia më e lartë e ushtrisë ka vlerësuar se lideri i ri mund të jetë Sllobodan Millosheviç.
Megjithatë, për Millosheviçin as Kushtetuta e as ligjet nuk kanë pasur asnjë lloj vlere. Kushtetuta jugosllave ka qenë e qartë: faktor konstitutiv të ish-Jugosllavisë kanë qenë 6 republikat dhe dy krahinat. Nëse nuk ka më elementet konstitutive, atëherë duhet të kërkohet një marrëveshje tjetër politike. Millosheviç ka qenë kundër çdo marrëveshje. Ai ka vendosur për luftë për të zgjeruar kufijtë e Serbisë. Luftërat kanë përfunduar me një bilanc prej 100 mijë të vdekurish. Kufijtë nuk kanë ndryshuar asnjë milimetër.
Ka qenë e qartë që Serbia do të duhej të përjetonte një katarsis. Është nisur prej ideve të një një njeriu, të cilat nuk kanë mundur të realizohen. Shumë flasin, jo të gjithë, që Millosheviçi ka pasur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë e gabuar. Është njësoj sikur të themi që Hitleri në Gjermani ka pasur ide të mira, por nuk janë realizuar mirë. Gjermania e ka përjetuar katarsisin, ajo është lider në demokraci dhe evropianizim.
Tani çfarë mbetet para nesh. Është drejtimi për nga Bashkimi Europian, duhet ta sforcojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Britania e Madhe është në proces duke dalë nga BE. Nuk është e rëndësishme kjo, e rëndësishme është që Europa të bashkohet dhe Europa juglindore të hyjë në BE. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: që Europa të jetë një lojtar i madh krah SHBA-ve, Rusisë, Kinës e të tjerëve. Dhe e dyta, që Europa ta heqë si opsion luftën si mjet politik. Këtë shumë nuk po e kuptojnë se Europa e bashkuar duhet të krijojë ligjet rregulluese. Me krijimin e kësaj rregullative duhet të marrin pjesë edhe të mëdhenjtë, por edhe të vegjlit. Kur të gjithë t’i hapim kufijtë, humb motivi për të marrë territore të huaja. Nëse rregullativa është e pranuar prej të gjithëve askush nuk mund të thotë se dua të marr territore të tjera për shkak të pakicave kombëtare. Por ajo që është më e rëndësishmja, në këtë Europë të bashkuar çdo popull duhet të jetojë në korpusin e vet kulturor. Siç është e njëjtë për një francez apo gjerman që jeton këtej apo andej kufirit. Kështu duhet të jetë edhe për ne apo për çdo shqiptar që jeton brenda ose jashtë kufijve. Kur ai jeton me bashkësinë e vet, kjo duhet të jetë e njëjtë edhe për të ardhmen. Politika serbe duket sikur nuk e kupton këtë, por edhe për serbët është mjaft i rëndësishme Bashkimi Europian. Është me interes që atje të ketë një këndvështrim tjetër për BE-në.
Ajo për të cilën unë angazhohem sot, është që të përshpejtohet rruga drejt BE-së, që të gjitha vendet e Europës juglindore të bëhen sa më parë pjesë e BE-së. Që të drejtohemi për nga e ardhmja. Nëse shohim vetëm nga e kaluara, nuk shkojmë gjëkundi. Duhet të shohim vetëm drejt të ardhmes dhe kjo është e mundur. Në këtë drejtim politika ime gjithmonë është pajtuar me politikën e çdo presidenti shqiptar. Me të gjithë presidentët kam bashkëpunuar shumë mirë. Edhe Presidentin Meta kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Mirëpo kam bashkëpunuar ngushtë edhe me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës.
Ju falënderoj të gjithëve. Le të jetojë përjetësisht Shqipëria dhe të jetojnë përgjithmonë shqiptarët kudo që janë!

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 13:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...