Planet për ndërtimin e një porti detar në një nga zonat më veriore të Rusisë janë rikthyer në jetë. Projekti prej 4 miliardë dollarësh në rajonin Nenets është çelësi i planit strategjik të vendit për të hapur transportin në Arktik.
Projekti thuhet se është përfshirë në listën e projekteve të mëdha të investimeve në Moskë për transport dhe zhvillim të infrastrukturës. Porti i ri, i cili do të gjendet në vendbanimin e vogël të Nenetsit të Indigës, do të operojë gjatë gjithë vitit.
Qarkullimi vjetor i ngarkesave do të arrijë në 70 milion ton, prej të cilave 50 milionë ton do të llogarisë dërgesat e thëngjillit, të nxjerra nga zona më e madhe e minierave të qymyrit në pellgun Kuznetsk, që ndodhet në Siberinë jugperëndimore.
Porti detar do të jetë një financim në bashkëpunim shtet – privat, ku ky i fundit do të investojë pjesën më të madhe të projektit, me një fond prej 60 miliardë rubla ($ 900 milion), ndërsa pjesa e mbetur prej 198 miliardë rubla (3 miliardë dollarë) do të sigurohen nga qeveria ruse.
Porti i ri verior do të kërkojë krijimin e infrastrukturës së nevojshme për tokën. Projekti parashikohet të përfshijë ndërtimin e një hekurudhe të re që lidh Indigën me qytetin Siberian të Surgutit.
Ideja për të ndërtuar një port detar në vendbanimin Indiga nuk është e re. Sipas planit të mëparshëm, porti ishte i destinuar për eksportin e gazit natyror të lëngshëm, por gjiganti rus i energjisë Rosneft nuk arriti të marrë një leje dhe projekti kishte mbetur i ngrirë.
Indiga, e populluar nga vetëm 632 persona që nga viti 2010, gjendet në grykën e lumit që mban të njëjtin emër. Lumi vështirë se ngrihet dhe është mjaft i thellë për të akomoduar infrastrukturën portuale.