Dollari projektohet në rënie – Bie kërkesa për valutën. Ka investime më të mira jashtë SHBA

E Enjte, 29 November 2018 14:10

Dollari amerikan do të zhvlerësohet vitin e ardhshëm, sipas bankës Morgan Stanley, që shton se nuk do të vije vetëm nga ngadalësimi i ciklit tkurrës të Rezervës Federale. Rezerva Federale pritet gjerësisht që të ngadalësojë rritjen e normave të interesit në mes të vitit 2019, ndërkohë që ekonomia amerikane projektohet në ngadalësim vitin e ardhshëm.

Kjo pritet të ndikojë edhe në dobësimin e dollarit amerikan. Sipas analistëve të Morgan Stanley, ekonomitë e mëdha si Europa, Japonia dhe Kina, po investojnë më pak në tregjet financiarë globalë, e për rrjedhojë, kërkesa për dollarin amerikan pritet të bjerë.

Kjo ka rëndësi për shkak se Amerika regjistron deficit fiskal dhe të llogarisë korrente, kështu që vendi kërkon blerës për obligacionet që shet. Deficiti fiskal ndodh kur shpenzimet qeveritare kalojnë të ardhurat, ndërsa hendeku i llogarisë korrente regjistrohet kur një vend importon më shumë se sa eksporton.

Sipas Morgan Stanley, kur emetohet borxh, duhet dikush që ta blejë, kështu që duhet parë disponueshmëria e kapitalit në botë, që aktualisht është në rënie. Për rrjedhojë, do të ketë më pak kapital për të financuar deficitet e Shteteve të Bashkuara.

Rritja e yield-it në Shtetet e Bashkuara, kryesisht prej rritjes së normave të interesit nga FED, si dhe përshpejtimi i ekonomisë amerikane këtë vit, kanë bërë që investitorët të alokojnë fonde në ekonominë më të madhe në botë.

Kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për dollarin, që ka forcuar valutën gjatë 2018-ës. Sipas indeksit të dollarit, valuta është rritur kundër shportës kryesore me 4.9%, por Morgan Stanley parashikon rënie të këtij indeksi në 85 pikë në fund të 2019-ës dhe 81 pikë pas 2 vitesh. Sipas bankës, kur investitorët të gjejnë kthime më të mëdha nga investimet në vende të tjera, ekziston rreziku që paraja të dalë nga SHBA.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...