Tenderi 800 Mhz “zvarritet” në shkurt – Mungesë interesi, AKEP detyrohet ta shtyjë sërish

E Enjte, 29 November 2018 14:16

Tenderi për dhënien e frekuencave në brezin 800 Mhz u shty për të dytën herë, ndërsa po rrezikon gjithnjë e më shumë të dështojë. Me një vendim të ditës së martë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shtyrë afatin e paraqitjes së ofertave deri më datën 7 shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas dokumentit fillestar të shpalljes së tenderit, ofertat duhet të paraqiteshin brenda datës 27 shtator. Pak ditë para atij afati, AKEP e shtyu afatin për paraqitjen e ofertave në 3 dhjetor, ndërsa të martën u vendos një shtyrje me tre muaj të tjerë.
Tashmë, është e qartë se arsyeja e shtyrjes së tenderit është mungesa e gatishmërisë nga operatorët për të paguar çmimin e përcaktuar nga AKEP. Madje, Telekom Albania ka kërkuar shprehimisht shtyrjen e afatit të tenderit, me argumentin se ndodhet në procesin e shitjes së aksioneve.
Shuma dysheme e përcaktuar në tender për marrjen e një të drejte përdorimi është 7.44 milionë euro. Duke pasur parasysh momentin e vështirë që po kalon tregu i telefonisë celulare dhe shtyrjet e njëpasnjëshme, duket se  operatorët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë.
AKEP vlerëson se dhënia e brezit 800 Mhz në përdorim për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike do të ketë një impakt të ndjeshëm në të gjithë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Zhvillimi i infrastrukturës broadband në të gjithë vendin do të rriste aksesin në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si në tregti, shëndetësi, edukim apo në shërbimet publike në përgjithësi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...